Bardhi kërkon nga Forca: PUBLIKOJENI ANEKSIN E MARRËVESHJES ME PDS-në

Mehmet BardhiLideri i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi ka ftuar drejtuesit e Forcës që të publikojnë marrëveshjen për ushtrimin e pushtetit me PDS-në në nivel shtetëror, si dhe aneksin i cili është përgatitur. „Të shohim të gjithë çka janë marrë vesh“, tha ai për „Dan“.

Bardhi vlerësoi se nuk është mirë që partitë shqiptare në mënyrë të pjesshme i qasen negociatave me PDS-në rreth çështjeve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi.

„Meqë në krye të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve është nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu atëherë detyrimi është akoma më i madh që marrëveshjet dhe bisedat të cilat kanë të bëjnë me interesin e popullit shqiptar të jenë të koordinuara në nivel të të gjithë partive shqiptare“, shtoj lideri i LD në MZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi