Kryetari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi ka deklaruar që episodin e sotëm për bombën gjoja të vendosur në ndërtesën e komunës së Ulqin duhet hulumtuar hollësisht. “Duhet qartë dhe deri në fund të zbulohet kush ka lajmëruar që bomba është vendosur dhe ke ka lajmëruar për këtë”, tha ai për Portalin UL-info.
Sipas fjalëve të tija, para ndërtesës së komunës asnjë nga inspektorët nuk është Shqiptarë.
“Meqë alarme të rrejshme kishim edhe dy herë, ka mundësi që bëhet fjalë për skenar tashmë të njohur dhe kjo krijon hapësirë për dyshime të ndryshme”, theksoi Bardhi.
Ai shtroi pyetjen se mos ndoshta kjo është një lloj hakmarrjeje “sipas meritash” të cilën disa zyrtarë shtetërorë e kanë paralajmëruar mbasi që është formuar pushteti komunal në Ulqin.