Bardhi për koalicion me Forcen dhe UDSH: PARIMISHT PO, POR…

Mehmet BardhiLideri i Lidhjes demokratike në Mal të Zi (LD në MZ), partisë e cila është pjesë e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Mehmet Bardhi, ka deklaruar që në atë aleancë nuk kishte bisedime mbi koalicionet e mundshme paszgjedhore për formimin e pushtetit në Ulqin. “Mendoj që për këtë duhet të kemi qëndrim unik. Në parim ky mund të jetë koalicioni me Forcen dhe UDSH, por sidoqoftë ne duhet të merremi veshtë në partinë tonë e pastaj të kemi qëndrim”, tha ai duke shtuar që ato që kanë më shumë mandate kanë dhe më shumë detyrime.

Nga shtatë mandatet e fituara të koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” LD në MZ ka një vend këshilltari, i cili i takon anëtarit të saj Hajredin Kovaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…