Kryetari i Lidhjes demokratike Mehmet Bardhi ka deklaruar që prej sot kanë kaluar dy vite nga kontitutimi i përbërjes aktuale të Kuvendit të Malit të Zi dhe që atij, në bazë të marrëveshjes së koalicioniz me Lidhjen demokratike dhe Alternativën shqiptare, tani i takon mandati.
“Pres që nga fillimi i javës së ardhshme të marrë vendin e deputetit në Parlament”, tha Bardhi për “Dan”.
Lideri i LD në MZ ishte deputet në Parlamentin e Malit të Zi prej 1996 deri në vitin 2012.
Përndryshe, drejtuesi i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj më herët ka deklaruar që prej 6 nëntorit kthehet në bankat e deputetit.








