Kryetari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi i dërgoi shkresë ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë duke kërkuar nga ajo që aktivisht të kyçet në kontestin me Alternativën shqiptare ASH dhe të ndihmojë që Nik Gjeloshaj t’ia lëshoi ati mandatin e deputetit.
Ai për “Dan” tha që është i detyruar të dorëzojë padinë kundër Gjeloshajt për shkak të uzurpimit të funksionit të deputetit, duke thënë se i është drejtuar kolegëve dhe institucioneve të ndryshëm në mënyrë që të mbrojë të drejtat e veta të garantuara me ligj.
Sipas fjalëve të Bardhit, tani shtrohet pyetja serioze çfarë na nevojiten marrëveshjet dhe pse na nevojiten koalicionet politike. “Pa marrëveshje nuk ka listë zgjedhore, dhe në bazë të saj ndahen mandatet. Po ashtu, ndahen dhe mjetet. Mendojë se ky është rasti i parë që marrëveshja në këtë mënyrë nuk respektohet”, deklaroi Bardhi.