Kryetari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi ka deklaruar që të gjitha partitë shqiptare dhe subjektet politike duhet të bashkohen, sepse kështu do të arrihej rezultati më i mirë zgjedhor. “Politika në Mal të Zi nuk shkon në favor të Shqiptarëve”, tha ai për “Dan” duke theksuar që Shqiptarët për çdo ditë janë më pak, pavarësisht se janë popull autokton.
Nënkryetari i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu tha që partitë shqiptare do të shqyrtojnë cila është mënyra më e mirë dhe më e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Marrëveshja paszgjedhore në Ulqin është jo vetëm përgjigje ndaj politikës së Gjukanoviqit ndaj partive shqiptare, por edhe ndaj të gjitha partive tjera të cilat marrin vota shqiptare”, theksoi ai duke shtuar që pushteti i ri në Ulqin duhet të vërtetoj që është i suksesshëm dhe në interes të qytetarëve.