I nderuari zotëri Ambasador Serhat Galip,
Me rastin e ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Ankara, ku në sulmin barbar e terrorist humbën jetën 28 veta dhe u plagosën më se 61 persona, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (L D në MZ) përfaqësueses së parë politike dhe të vërtetë të shqiptarëve në trojet veta etnike stërgjyshore, sot në Malin e Zi, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.
Ju lutemi që ngushëllimet tona t’ju përcillni: kryetarit, zotëri Rexhep Taip Erdogan, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve si edhe mbarë popullit të Turqisë.
Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë.
Me respekt.
MEHMET BARDHI, prof. kryetar i LD në MZ