BARDHI: URIM KOSOVËS ME RASTIN E NËNSHKRIMIT TË MSA-së

Mehmet BardhiKryetari i LD në MZ, z.M.Bardhi uroi dr.Isa Mustafën,  kryetar i Qeverisë dhe Hashim Thaçin, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian.

Në telegramet e urimit, në mes të tjerave, thuhet:

I nderuari zotëri Kryetar i Qeverisë së Kosovës, dr.I. Mustafa,

I nderuari zotëri Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, zotëri H.Thaçi,

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit  me Bashkimin Evropian, të cilin akt e bëtë dje, më 27 tetor 2015, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta etnike stërgjyshore, sot në Malin e Zi dhe në emrin tim personal pranoni urimet tona  më të përzemërta.

Padyshim kjo është një ngjarje shumë me rëndësi dhe një hap vendimtar e historik në rrugën e Kosovës drejt integrimeve Evro-Atlantike. Shpresojmë se ky akt i cili nuk duhet të jetë një akt formal, për të kënaq lidershipin udhëheqës shtetëror e politik, një pikë që e arritët dhe kaq, por besoj se ky është një zotim për përmbushjen e kërkesave që Kosovës i dalin përpara për përmirësimin e jetesës së popullatës, funksionimin e shtetit të së drejtës e demokracisë, për të cilin angazhim e realizim do të keni mbështetjen dhe ndihmën e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, por njëkohësht edhe obligimet që dalin nga ky zotim.

I nderuari zotëri Kryetar, shpresoj se ky akt afirmativ që pamedyshje çon drejt forcimit të shtetësisë së Kosovës, drejt heqjes së afërt të vizave me BE-në, gjegjësisht në zonën e Shëngenit, do të jetë apo duhet të jetë një shtys që të hapet një dialog i mirëfillt dhe serioz që të tejkalohen kundërthëniet në mes pozitës e opozitës. Armiqësitë ndërshqiptarë nuk na çojnë në zgjidhjet e problemeve kombëtare. E kaluara jona, besoj se është mësimdhënësja  më e mirë. Zotëri Kryetar, mos ngurroni, iniconi dhe udhëhiqni dialogun deri në rezultatet e përbashkëta. SHBA, aleatja më e madhe e Kosovës me shtetet e BE-së e presin nga Ju. Po edhe të gjithë ne shqiptarët, kudo që gjendemi, brenda shteteve Kosovë e Shqipëri, po sidomos në trojet dhe në diasporë, pasi edhe ne presim ndihmë nga Ju.

Shëndet dhe suksese të mëtutjeshme.

Me respekt.

MEHMET BARDHI, profesor

 Ulqin , më    28. 10  2015

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi