Barjaktari: Pushteti i Daboviqit është po aq i mirë sa asfalti parazgjedhor

“Kur mund të heqësh asfaltin parazgjedhor me dorë, atëherë nuk është një akt vandal, por një demaskimi thjeshtë i korrupsionit parazgjedhor me asfalt të cilësisë më të keqe dhe përpjekje të fitosh më shumë pikë politike. Mirëpo, për fat të mirë të qytetit, ulqinakët e shikojnë fushatën elektorale të këtij lloji dhe zëvendësimin e tezës së Kryetarit në largim Aleksandar Daboviq me tallje, të vetëdijshëm se këto janë ditët e fundit të qeverisjes së tij”, i është përgjigjur Kryetarit të Ulqinit, kandidati për Kryetar Komune dhe bartës i listës, Omer Barjaktari.

Barjaktari theksoi se cilësia e pushtetit vendor që po largohetështë si asfalti i tyre parazgjedhor dhe se një nga sipërmarrësit më të shquar në qytet, Valmir Pereziq, ekspozoi përpjekjen e Daboviqit për të blerë votues duke shtruar rrugët lokale me materialin e cilësisë më të ulët.

Kur ne nga koalicioni ,,Fillim i Ri,, të udhëheqim pushtetin lokal, do të fokusohemi në zhvillimin e infrastrukturës së pushtetit vendor, duke u marrë me të në mënyrë adekuate, duke u fokusuar në cilësi, jo në sasi dhe duke punuar qartë që Ulqini të mos jetë më qyteti me infrastrukturën më të keqe” theksoi kandidati për Kryetar të Komunës Barjaktari.

Barjaktari falendëroi Daboviqin për publikimin dhe promovimin e videos së kandidatit për këshilltar të koalicionit “Fillim i Ri” duke thënë se ulqinakët qeshin me përpjekjen e tij për të zëvendësuar tezën në lidhje me videon e cila në mënyrë artificiale pasqyron qëndrimin e Daboviqit dhe PDS-së ndaj Ulqinit, qytetarëve  dhe infrastrukturës lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë