Baroviq: QIRAMARRËSIT DUHET TË LIROJNË GJYSMËN E PLAZHIT

Qiramarrësit e plazheve duhet të respektojnë vendimin që gjysma e plazhit të jetë e liruar nga shkrirëset dhe çadrat, deklaroj drejtori i Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare Rajko Baroviq.

“Kemi nënshkruar marrëveshjet, e në to është qartë e definuar cilat janë të drejtat dhe detyrimet e çdo njeriu apo firme e cila ka marrë me qira një pjesë të plazhit. Mirëpo, nga viti në vit ekziston problemi që plazhet shpesh janë të mbushura me inventar, ndërsa të Mirat detare paraqiten si fajtor përgjegjës”, tha Baroviq.

Ai, siç e transmeton agjencia MINA, shtoi që nuk dëshiron askënd ta fajësoi, por e dinë që pa kontrolle inspektuese do të ketë prapë probleme.

“Edhe pse diçka quajmë plazh publike shpesh ndodh që vizituesi, qytetari apo turisti i Budves, nuk ka ku ta vendos peshqirin”, tha Baroviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi