Masi që fundjavën e kaluar policia gjermane në Hamburg ka sekuestruar 500 kilogram kokainë në anijen e mallrave “Budva”, administrata e kompanisë “Barska plovidba” vendosi ta ndryshojë tërë ekuipazhin.
Mediet malazeze pohojnë se për urdhërdhënës të ri do të emërohet kapedani Mensur Mavriq nga Ulqini. Ky detar lundroi gjatë me anijet e kompanive gjermane.
Anija “Budva” është e gjatë 180 metër, me fuqi bartëse 35.000 tonë. Është ndërtuar në vitin 2014 dhe lundron me flamur malazez. Porti i saj amë është Tivari.