Bashkë për të ardhmen e Ulqinit: TRANSPORTI FALAS PËR NXËNËSIT

Bashke per te ardhmen e UlqinitKoalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” në programin e saj për zhvillimin e arsimit ka transportit falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Sistemi arsimor në Mal të Zi është i centralizuar në tërësi. Kompetencat e komunave në fushën e arsimit janë të kufizuara. Prandaj ne do të angazhohemi për decentralizimin e arsimit. Brenda kompetencave ekzistuese ligjore, ne do të zhvillojmë një politikë arsimore e cila ka për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit dhe përmirësimin e kushteve nëpërmjet investimeve në institucionet arsimore.

Angazhimi ynë në fushën e arsimit do të përqendrohet në:

–         Ngritjen në nivel më të lartë të cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm;

–         Ofrimin e transportit falas për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme;

–         Ofrimin e bursave për studentët e dalluar;

–         Përzgjedhjen e drejtë të drejtuesve të shkollave;

Gjithashtu do të përpiqemi në hapjen e institucioneve të arsimit të lartë me seli në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi