Bashkëpunimi i MOGUL-it dhe Gjykatës: BASHKË KUNDËR KORRUPSIONIT

Monitoring grupi Ulqin (MOGUL) dhe Gjykata themelore në Ulqin arritën marrëveshjen për bashkëpunim në projektin “Me zë të lartë kundër korrupsionit”, të cilin e financon Ambasada e SHBA-së në Podgoricë. Pritet që marrëveshja për këtë do të nënshkruhet ditët e ardhshme.

Nga Mogul-i thanë që bashkëpunimi në këtë projekt është ofruar dhe Prokurorisë themelore të Ulqinit, dhe se pritet përgjigja e tyre.

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi Sju K. Braun tha që qëllimi kryesor i projektit është që të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në përpjekjet e reformimit të gjyqësorit.

Programin tetëmbëdhjetë mujor të përkrahjes së shoqërisë civile në lëmin e drejtësisë penale e financon Zyra e Stejt Dipartmentit për luftë kundër tregtisë ndërkombëtare me drogë dhe zbatim të ligjit.

Institucionet amerikane pak kohë më parë kanë financuar hapësirat e gjyqësorit në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi