Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e rregullimit hapësinor në mes Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi dhe Ministrisë së zhvillimit urban të Republikës së Shqipërisë është nënshkruar të premten në Podgoricë.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi Branimir Gvozdenoviq dhe ministrja e zhvillimit urban të Republikës së Shqipërisë Eglantina Gjermeni, mbas të cilit akt kanë mbajtur konferencën për shtyp.