Bashkëpunimi: KOMUNA DHE TË MIRAT DETARE PLANIFIKUAN AKTIVITETET

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë këtë vit Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare ka planifikuar, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, realizimin e një sërë projektesh, njoftohet nga administrata lokale.

Rreth kësaj, siç theksohet, të mërkurën në Budvë folën kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorë dhe drejtori i këtij institucioni Mihaillo Gjuroviq.

“Në këtë vit do të punohen parastudimet për Port Milenë dhe Kaceme, ky mini-port do të pastrohet nga rëra, do të vendosen mbrojtësit në drejtim të Limanit, do të rregullohen rrugët hyrëse në plazhet e Plazhit të madh, ndërsa sfidë e veçantë është rregullimi i rrugës së këmbësorëve prej hotelit Albatros deri në Kepin e Gjeranave”, theksojnë në Komunë.

Është shprehur kënaqësia me vijimin e punimeve për ndërtimin e murit të parapetit në Pyllin e Pishave, si dhe është theksuar që duhet të revitalizohet kjo hapësirë.

Në Komunë thanë se kanë bashkëpunim shumë korrekt me udhëheqësin e re në Të mirat detare, si dhe Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa