Bashkëpunimi: POLICËT NGA SHQIPËRIA PREJ 1 KORRIKUT NË ULQIN

policija1Gjatë korrikut dhe gushtit policët nga Shqipëria do të patrullojnë nëpër rrugët e Ulqinit dhe Budves, u dakorduan dje në Shkodër shefat e policisë së këtyre dy vendeve fqinje.

Ky është viti i katërt me radhë që dy shtetet dakordojnë kësi lloj aranzhimit, i cili, siç vlerësojnë, në praktikë ka dhënë rezultate të mira. Ato theksuan se shkëmbimi i informacioneve, eksperiencave dhe i praktikave të mira kanë kontribuar në parandalimin dhe zbulimin e veprave të rënda penale.

Përveç policëve nga Shqipëria, nga 1 korriku në Bregdetin malazez do të patrullojnë edhe policët nga Italia, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi