Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka do të jetë në periudhën e ardhshme katër vjeçare nënkryetar i Këshillit mbikëqyrës të Bashkësisë së komunave të Malit të Zi.
Kjo u vendos në mbledhjen e Kuvendit të kësaj organizate e cila u mbajt dje në Podgoricë.
Për kryetar të Këshillit administrativ të BK MZ u zgjodh kryetari i Cetinës Aleksandar Bogdanoviq, ndërsa të Këshillit mbikëqyrës kryetari i Mojkovcit Dejan Medojeviq.









