Bashkësia islame e Ulqinit lajmëron qytetarët që manifestimi i vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e Medresesë së vajzave (shkollës së mesme) në fushën e Ulqinit do të mbahet të mërkurën, më 12 qershor, me fillim në ora 17.45. Në manifestim do të marrin pjesë zyrtarët më të lart të këtij institucion si dhe të donatorëve nga Turqia.
Në kuadër të kompleksit të ardhshëm islamik në lokalitetin Kodre, siç planifikohet, do të jetë edhe xhamia me kapacitet prej rreth 800 veta. Vlera totale e këtyre punimeve do të kaloj tre milion euro.
Po atë ditë është paraparë shënimi i njëvjetorit të rindërtimit të Xhamisë së detarëve në Ranë.