Bashkësia Islame: ISA ALOSHI NË KRYE TË KUVENDIT

Në seancën konstituive të Kuvendit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, kryetar u zgjodh Isa Aloshi nga Ulqini, njoftoi kjo organizatë fetare.

Nënkryetarë të Kuvendit u zgjodhën Fadila Pepiq nga Rozhaja dhe Mensur Shala nga Podgorica, të cilët morën detyrën me një betim solemn.

Thuhet se për herë të parë në historinë e Bashkësisë Islame, në postin e nënkryetares u zgjodh një grua.

Siç theksoi reisi Rifat Fejziq, zgjedhja e Mensur Shalës për nënkryetar të Kuvendit dërgon mesazh se Bashkësia islame është e hapur për të gjithë.

Në fillim të seancës konstituive të Kuvendit, u këndua Fatihaja për dëshmorët e rënë në Gaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi