Meshihati i Bashkësisë islame në Mal të Zi dhe Këshilli i Bashkësisë islame në Ulqin, nëpërmjet komisionit të vet “Bereqet”, kanë ndarë sot 200 paketa për familjet ulqinake në nevojë.
Ky ishte, me rastin e muajit të Ramazanit, donacion i Ambasadës së Emirateve të bashkuara Arabe në Podgoricë.
Nga fillimi i muajit kishte edhe disa aksione të ngjashme të donatorëve anonim, ndërsa ditët e ardhshme do të ndahet dhe ndihma të cilën për myslimanët e varfër të Ulqinit do ta dërgoi Ambasada e Republikës Turke në Mal të Zi.