Bashkësia islame: PËR HATËRHANËN NË PINJESH KOMUNA E ULQINIT NDAN 20.000 EURO

Nga Bashkësia islame e Ulqinit kumtuan se mbrëmë organizuan një natë donatoresh për ndërtimin e hatërhanes në qytetin e Ulqinit.

Bashkësia Islame shtroi një iftar për disa afaristë me qëllim që të prezantojë projektin dhe të perçojë mesazhin edhe tek qytetarët tjerë që deshirojnë të kontribojnë.

Projekti pati një mbeshtetje të plotë nga afaristët.

Programin e hapi kryeimami hoxhë Ali Bardhi, me fjalën e tij përshëndetëse për të pranishmit. Ndërsa për mënyrën e realizimit të këtij projekti dhe vlerën e kontributit për këtë projekt si dhe për vizionin e Bashëksisë Islame në të ardhmen foli kryetari i Bashkësisë Islame hoxhë Blerim Bajraktari.

“Një falenderim i veçantë shkoi për komunën e Ulqinit në krye me Omer Bajraktarin i cili ndau 20,000 euro për ndërtimin e këtij objekti.

Lusim Zotin që ta shpërblejë me mirësi si dhe kontributet e tilla dhe përkrahja e projekteve tjera të mos mungojnë as në të ardhmen.

Të bashkuar për të mirën e qytetit tonë jemi më të forte”, thuhet nga BI Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi