BASHKËSIA ISLAME: Shtyhet manifestimi

Për shkak të ngjarjes së paparashikuar në familjen e një të ftuari të shquar, Bashkësia islame e Ulqinit lajmëroj qytetarët që për disa ditë do të shtyhet manifestimi i vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Medresesë për vajza (shkollë e mesme) në fushën e Ulqinit. Fillimisht ishte e parashikuar që ky solemnitet të mbahet të dielën, me 9 qershor.

Nga Bashkësia Islame thanë që punimet rreth medresesë do të financohen nga organizatat Turke.

Në kuadër të kompleksit të ardhshëm islamik në lokalitetin Kodra, siç planifikohet, do të ndërtohet dhe xhamia e cila do të ketë kapacitetin mbi 500 persona. Vlera totale e këtyre punimeve do të kap shifrën e mbi tre milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi