Dita e parë e Bajramit të Ramazanit është e hëna, më 2 maj, njoftohet nga Bashkësia Islame.
Me rastin e kësaj feste, siç thonë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, besimtarët e fesë islame kanë të drejtë për tre ditë pushim, pra të hënën më 2 maj, të marten me 3 maj dhe të mërkurën me 4 maj.
Siç theksohet, që gjitha organet, institucionet dhe ndërmarrjet që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar që ditët e festave të sigurojnë kryerjen e atyre punëve me ndërprerjen e të cilave mund të dëmtohen qytetarët ose shteti.