E shtuna e 9 korrikut është dita e parë e Kurban apo Haxhi Bajramit, është kumtuar nga Bashkësia Islame.
Një ditë më parë, e premte, është dita e Arefatit, sipas besimit islam, një nga ditët më të zgjedhura të vitit, të cilën besimtarët tradicionalisht e shënojnë me agjërim.
Me rastin e kësaj feste, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi njoftoi se për punëtorët e besimit islam, ditë jo pune janë të shtunën, të dielën dhe të hënën.