Nga Bashkësia Islame njoftuan se të premten, më 1 prill, me perëndimin e diellit fillon Ramazani i vitit 2022, respektivisht i vitit 1443 sipas kalendarit hixhri (hënor).
Atë natë falet teravia e parë, ndërsa dita e parë e agjërimit fillon të shtunën, më 2 prill.
Këtë vit muaji i shenjtë musliman ka 30 ditë, dhe përfundon të dielën më 1 maj.