Të shtunën, me 1 mars, është dita e parë e Ramazanit, muajit të shenjtë për myslimanët, kur ndër të tjera shënohet edhe fillimi i shpalljes së Kuranit.
Është muaji i agjërimit, lutjes, mëshirës dhe faljes dhe muaji i nëntë i vitit hënor islam.
Këtë vit, Ramazani zgjat 29 ditë, që do të thotë se Fitër Bajrami është të dielën, më 30 mars.









