Bashkesia Islame – Ulqin: Në lidhje me Xhaminë e Shtojit

Kumtesë për opinon.

Duke u nisur nga nevoja për të sqaruar opinionin e gjerë në lidhje me xhaminë në Shtoj – Ulqin po ju paraqesim kronologjinë e ngjarjev rreth objektit në fjalë.

Si fillim kërkesa për dhënien e truallit për ndërtimin e një xhamie në Shtoj daton që nga viti 2002, nga ku si fillim i jemi drejtuar me një kërkesë pushtetit lokal të Ulqinit, gjegjësisht ish kryetarit z. Skender Hoxhes. Kërkesa do pasohet përseri në vitin 2008 drejtuar kryetarit z. Gëzim Hajdinaga, duke u pasuar përseri të njëjtit kryetar në vitin 2011. Po kështu në vitin 2014 e njëjta kërkesë do t’i drejtohet kryetarit z. Fatmir Gjeka. E njëjta kërkesë në vitin 2016 i shkon edhe kryetarit z. Nazif Cungu, duke u pasuar në vitin 2018 kryetarit z. Loro Ndrekiq si edhe në fund në vitin 2021 kryetarit aktual z. Aleksander Daboviq.

Duhet theksuar se në vitin 2016 kur kryetar ka qenë z. Nazif Cungu situata ka avancuar duke u vendosur lokacioni me planin hapsinor në parcelen kadastrore nr. 2646, fletë posedues 336 – Shtoji i Poshtëm, pronë e Komunës së Ulqinit, si vend i përshtatshem për ndërtimit e xhamisë së Shtojit. Ndërkohë Komuna e Ulqinit merr një kredi për nevojat e veta ku si hipotekë ndaj bankës e caktojnë parcelen kadastrore në fjalë, gjë që e pengon dhurimin e saj deri në vitin 2026 kur do të skadojë afati i hipotekes.

Duhet theksuar se nga fillimi i kërkesës së parë në vitin 2002 deri më sot kemi pasur kërkesa të vazhdueshme nga xhemati i Shtojit për ndërtimin e një xhamie. Por në momentin kur xhemati informohet për hipoteken mbi truallin dhe pamundësinë e fillimit të projektit deri në vitin 2026 fillohet të mendohet për një zgjidhje alternative më të thjeshtë, pa hequr dorë nga premtimi i dhurimit të truallit nga pushteti lokal.

Pas kësaj banorët e Shtojit shtrojnë kërkesen ndaj humanistit Haris Brçvak duke kërkuar ndihmen e tij financiare për blerjen e një objekti të mëparshem në këtë zonë, ku edhe fillon mometi i realizimit të këtij mesxhidi si fazë paraprake për plotsimin e nevojave të besimtarëve dhe turistave gjatë sezonit veror.

Vlen të theksohet se që nga momenti fillestar kanë qenë të kyçur para Mexhlisit të Bashkësisë Islame Ulqin, z. Sabadin-Dino Gorana si edhe para Meshihatit të B.I. në Malin e Zi, Reis Rifat ef. Fejziq. Po kështu objekti në fjalë regjistrohet si pronë e Mexhlisit të B.I. Ulqin, kurse ndërtimi i objektit realizohet përmes OJQ Haris e cila themelohet enkas për ndërtimin e këtij mesxhidi.

Nga moneti i vendosjes së themeleve të mesxhdit jemi përballur me dezinformata të ndryshme se kemi të bëjmë me një objekt të një sekti fetar, ku kemi edhe padinë në organet shtetërore për këtë çështje, për të cilën Mexhlisi është paraqitur panë organeve kompetente shtetërore dhe të dëshmohet se nuk kemi të bëjmë me objek të ndonjë sekti, por me mesxhid të Bashkësisë Islame – Ulqin.

Prej fillimit u jemi drejtuar organeve kompetente për marrjen e lejes së rikonstruktimit të objektit në fjalë meqenëse së për zonen e Shtojit akoma nuk kemi plan urbanistik dhe se aktualisht nuk mund të fitohet leja e ndërtimit për objektet fetare. Si pasojë e kësaj gjendje vjen deri të ndalimi i punimeve dhe se tashmë pas një situate të re kërkohet leja e ndërtimit. Pas kësaj i jemi drejtuar Minsitrisë për Ekologji dhe Planifikim Hapsinor, e cila i përgjigjet kërkeses tonë duke na udhëzur që t’i drejtohemi kryetarit të komunës së Ulqinit që në bazë të ligjit për objektet me interes të përgjithshem të na japin lejen për ndërtimin e objektit në fjalë. Pasi i drejtohemi kryetarit të komunës më, 23.03.2022 vjen përgjigja nga kabineti i kryetarit me nr. 01-082/22-411/2, ku theksohet se komuna e Ulqinit në krye të cilës është z. Daboviq e jep përkrahjen e inciatives për ndërtimin e mesxhidit duke theksuar se edhe më tej do të na gjendet në dispozicion për realizimin e kërkeses në fjalë, me të cilën qyteti jonë dhe qytearët do të fitojnë një objekt fetar me kualitet të duhur, duke dëshmuar edhe njëher bashkjetesen konfesionalne dhe etnike në vend.

Pas kësaj pasojnë punimet në realizimin e ndërtimit të objektit në fjalë. Por së fundi si shkak i mos informimit të oponinonit kemi reagime të ndryshme. Andaj ne si Bashkësi Islame kemi qenë të obliguar që t’u sqarojmë kronologjinë rreth objektit në fjalë.

Mbesim në shpresen se do të kemi mirkuptimin tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do