Bashkësia lokale e Kravarit përfshin rreth dhjetë fshatra në zonën e lartë të Anës së Malit.
Banorët e saj përballen me një sërë problemesh dhe, siç thonë, ndihen të lënë pas dore.
Ata theksojnë në radhë të parë problemin e migrimit të popullsisë, mungesës së ujit dhe infrastrukturës tjetër.
Transporti i nxënësve drejt shkollave është një problem i madh prej vitesh.
Megjithatë, Bashkësia lokale përpiqet të jetë në shërbim të qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Merita për faktin se BL e Kravarit është më e organizuara në komunën e Ulqinit sigurisht që i takon kryetarit të shkathët Besart Nika.
Përndryshe, në Ulqin ka gjithsej 14 bashkësi lokale.