Bashkësitë Lokale në trevën e Anës së Malit: THIRRJE PUBLIKE DREJTORIT HAXHIBETI

Uji, VodaBashkësitë Lokale në trevën e Anës së Malit dërguan në redaksinë tonë Thirrjen publike ndaj drejtorit të SHPK “Ujësjellës dhe Kanalizime” Ulqin, Mr. Fuad Haxhibeti, të cilën e publikojmë në tërësi.

I nderuar Drejtor,

Për të dytin vit më rradhë në krye të institucionit që ju drejtoni kemi probleme më furnizimin më ujë për qytetarët e Anës së Malit. Problemi më furnizim më ujë vjen gjatë periudhës Prill- Tetor. Pasi problemin për furnizim më ujë , shumica e qytetarëve e shfaqin në sektorin e juaj në Katërkollë, dhe përgjigja është se në këtë periudh ju vazhdoni të bëni shkyçjen e njërës pomp në burimin e ujit në Lisna Bore duke kursyer  energjinë elektrike. Është mirë që kurseni energjinë elektrike dhe mbroni ndërmarrjen tuaj që drejtoni por qytetarët është më mirë ti furnizoni më ujë sepse janë ato të cilët paguajnë për këtë shërbim .

Të gjithë e dimë për cilësinë e ujit dhe investimet që bëhen në ujësjellës sidomos në trevën e Anës së Malit ku vazhdojmë të jemi të rrethuar më burime ujit të pijshëm dhe pjesa më e madhe e nuk ka ujë të pijshëm dhe obligohemi të përdorim ujin me tubacione kancerogjene të ndërtuar në shekullin e kaluar.

Poashtu duhet të ju potencojmë që zonat e larta duhet të paguajnë energjinë elektrike dhe ujin njëkohësisht sepse e vetmja mënyrë për furnizim më ujë është secili të ketë basenin dhe pompën e vet për furnizim më ujë.

Shpresojë që  sa më shpejtë ta zgjidhni problemin në fjalë.

Katërkollë , 28.04.2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…