Vikendin e ardhshëm fillon kampionati në Erste Ligën e parë A të basketbollit. Ekipi i Ulqinit në ndeshjen e parë në këtë sezon është mysafirë në Rozhaje, ku ndeshen me ekipin Ibar.
Në ndeshjen e ardhshme Ulqinakët do të presin në sallën e vet ekipin Teodo nga Tivati.
Po ashtu, basketbollistët e Ulqinit do të luajnë me 12 nëntor në një të tetën e finaleve të kupës së Malit të Zi me ekipin e Zetës 2011, e cila këtë fundjavë ka fituar Kotorrin.