„Derbi i xhiros“ i Ligës së parë Erste në basketboll ka arsyetuar të gjithë pritshmëritë dhe ka treguar që „Ulqini“ është shndërruar në skuadrën e madhe.
Basketbollistët e Ulqinit arritën praktikisht në sekondat e fundit të ndeshjes fitoren ndaj skuadrës „Teodo“ nga Tivati me rezultatin 81:80.
Si zakonisht, më së shumti pikë (30) në ekipin vendas shënoi amerikani Sheferd, ndërsa shkëlqyeshëm luajti edhe Illiq me 24 pikë.
Mbas pesë xhirove të luajtura „Ulqini“ arriti pesë fitore.