Në xhiron e dytë të Ligës së parë Erste në basketboll, skuadra e Ulqinit ka humbur mbrëmë në Nikshiq nga Sutjeska me rezultatin 82:57.
Vendasit dominuan gjatë të gjithë ndeshjes, përveç në pjesën e katërt, të cilën Ulqinakët e fituan me dy pikë diferencë (21:19).
Në xhiron e radhës, Ulqini luan, më 1 nëntor, të shtunën, në fushën vendase, kundër Lovqenit të Cetinës.