Basketbollistët e Zeta 2011 kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Malit të Zi me fitore ndaj Ulqini në sallën “Rex” në Podgoricë me rezultatin 82:69.
Skuadra e Zetes shkoj me 5 pikë diferencë në pushimin e gjysmës së lojës, ndërsa goditjen përfundimtare lojtarëve të Ulqini ja dhanë në pjesën e tretë kur arritën 14 pikë diferencë.
Më të mirët në skuadrën e Ulqinit ishin Boban Medenica me 18 pikë dhe 13 topa të fituarë, ndërsa e përcjelli Vuksanoviq me 14 kosha.
Në xhiron e ardhshme të Ligës së pare Erste Ulqinakët luajnë në fushën e vet me skuadrën Jedinstvo, nga Bijello Pole.