Skuadra e pamposhtur e „Ulqinit“ sonte para tifozëve të vet do të ketë mundësi që në takimin me konkurruesin e drejtpërdrejtë të vërtetojë pozitën kryesuese në Ligën e parë ERSTE.
Ulqinakët e drejtuar nga Amerikani Sheferd, do të luajnë derbin e pjesës së parë të kampionatit me skuadrën „Sutjeska“ nga Nikshiqi, e cila ka bilancin prej 6 fitoreve dhe një humbje.
Ndeshje do të luhet në sallën e Gjimnazit me fillim në ora 18.