Basketbollistët e Ulqinit fituan të dielën mbrëmje para tifozëve të vet Teodon nga Tivati 79:72, në ndeshjen e xhiros së dytë të ERSTE Ligës së parë të Malit të Zi.
Në xhiron e parë Ulqini në Rozhaje humbi nga Ibar me gjysmë koshi diferencë, që do të thotë që skuadra nga Ulqini në garën e deritashme ka bilancin një fitore dhe një humbje.
Fundjavën e ardhshme Ulqinakët janë mysafirë të Sutjeskës nga Nikshiqi.









