Radio shtetëror Britanik BBC pak kohë më parë ka bërë reportazhin për Malin e Zi dhe turizmin e tij. Në pjesën e tekstit i cili ka të bëjë me Ulqinin reporteri i kësaj shtëpie të njohur mediatike thotë: “Si bregdeti i Malit të Zi i afrohet kufirit të Shqipërisë, terreni bëhet më i rrafshët, ndërsa bregu ka më pak gjire nga ai në pjesën më veriore. Ulqini, vend i gjallë turistik i ndërtuar rreth portit natyror, bota është larg nga vendbanimet luksoze në afërsi të “PortoMontenegro” apo në Gjirin e Bokës së Kotorrit. Këtu, në afërsi të plazhit më të vlerësuar në vend – Plazhit të madh 12 km të gjatë – baret shesin gjysmë litre birrë lokale, atë të Nikshiqit, ndërsa turistët shikojnë rrobat e banjës jo larg nga kullat e larta të xhamive të stilit otoman. Derisa vendbanimet në pjesën veriore të bregut hedhin syrin në turizmin luksoz, Ulqini mbetet ishull i përballueshmërisë. Të paktën për momentin.”