Shefi i Delegacionit të Bashkimit evropian në Mal të Zi Ambasadori Mitja Drobniç do të vijë të martën, me 9 korrik, në vizitë Ulqinit. Ai, siç mëson portali UL-info, në hotelin “Otrant” do të mbaj ligjëratën “Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në BE”.
Ky tubim organizohet me rastin e përfundimit të realizimit të projektit me titull “Bashkimi evropian do të thotë PO” të cilin e kanë organizuar OJQ “Horizonti i ri” nga Ulqini dhe OJQ Eko qendra “Delfin” nga Kotorri, në bashkëpunim me delegacionin e Bashkimit evropian në Mal të Zi.
Vizita e ambasadorit Drobniç në komunë të Ulqinit është shans i mirë për të gjithë përfaqësuesit e shërbimit publik, ndërmarrjeve, institucioneve, OJQ dhe medieve të fitojnë përgjigje në të gjitha pyetjet që i interesojnë, e kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane.