BE i vendosur: URGJENTISHT TË MBROHET KRIPORJA

aivo-oravMali i Zi duhet urgjentisht të mbrojë zonën e Kripores së Ulqinit, vlerësoi shefi i Delegacionit të Bashkimit europian (BE) në Podgoricë, Aivo Orav, duke theksuar se hapja e kapitullit 27, i cili ka të bëjë me mjedisin jetësor, varet nga gatishmëria e shtetit dhe BE-së.

Ai nuk mundi të precizojë se kur do të hapet ky kapitull, sepse varet nga të dyja palët.

“Kjo do të varet nga gatishmëria e Malit të Zi dhe BE-së. Nëse anëtaret vendosin që tani jemi gati të hapim këtë kapitull, atëherë do ta hapim. Por mendoj se të gjitha do të vijnë në kohën kur të dy anët të jenë të gatshme dhe negociatat do të vazhdojnë”, tha Orav për agjencinë Mina.

Ai vlerësoi se në vendosjen e mbrojtjes së Kripores së Ulqinit, e cila është zonë potenciale Natura 2000, ekziston vonesë e konsiderueshme.

“Mali i Zi duhet të bëjë përpjekje të konsiderueshme dhe të ndërmarr aksione urgjente në mënyrë që të mbrohet kjo zonë. Është e nevojshme zgjidhja afatgjate për menaxhim të qëndrueshëm të kësaj zone”, tha Orav.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u