Komisioni Evropian kërkoi aksion të vendosur dhe urgjent për mbrojtjen e Kripores. “Tani përgjegjësia është në Komunë të Ulqinit të ndërmarrë masat e nevojshme që ky lokalitet të shpallet zonë e mbrojtur”, thuhet në Raportin e fundit të KE-së.
Më herët u deklarua se Kuvendi i Komunës së Ulqinit do të shpallë Kriporen Park të Natyrës deri në fund të vitit.
Por, vetëm në mbledhjen vijuese të parlamentit lokal, e cila filloi të enjten me 30 maj, kjo pikë u vendos në rend të ditës.