Beci: KËNAQËSI PËR SHKAK TË VALDANOSIT

Safet Beci 1Lista zgjedhore “Me zemër për Ulqin” ka shprehur kënaqësinë që në versionin më të ri të Draftit të Planit hapësinor-urbanistik të Ulqini hapësira e Valdanosit nuk është parashikuar për ndërtim të fortë.

Para kësaj, përkujtojmë, ishte e planifikuar ndërtimi i 900 shtretërve në këtë gji.

“Me qëndrimin tonë të vendosur, si dhe me përkrahjen e partnerëve të koalicionit, por edhe me miratimin njëzëri të përfundimeve në Kuvendin komunal, është vërtetuar konsensusi në Ulqin rreth kësaj çështje. Shpresojmë që ky mesazh do të kuptohet në Qeverinë e Malit të Zi, dhe që kështu do të mbetët në Planin hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare”, tha funksionari i këtij grupimi politik Safet Beci.

Ai vlerësoi se shndërrimi i Valdanosit në qendër ekologjike nënkupton që mbas 37 viteve të plota ullinjtë e robëruara t’i kthehen pronarëve të vërtet në mënyrë që të fillojë revitalizimi i tyre.

“Po ashtu, është shumë e rëndësishme që në procesin e mëtejmë të sjelljes së PHU-së të respektohen përfundimet e Parlamentit lokal të cilët kanë të bëjnë me Kriporen dhe Plazhin e madh, si dhe të respektohet dokumentacioni tashmë i miratuar planifikues”, shtoi Beci, i cili është nënkryetar i komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi