Beci: KUNDËRSHTOJMË HYRJEN E EKSKAVATORËVE NË VALDANOS

Safet Beci 1Funksionari i Lëvizjes qytetare URA Safet Beci ka thënë se subjekti i tij politik “pamëdyshje qëndron pas qëndrimeve të veta të mëparshme që zona e Valdanosit duhet të ruhet në tërësi dhe që ullishtat që me dekada po shkatërrohen duhet ti kthehen pronarëve të vërtet”.

“Me vendosmëri kundërshtojmë hyrjen e ekskavatorëve në zonën e këtij gjiri përrallor. Kjo është në kundërshtim me atë çfarë është vendimi i Kuvendit tonë, e kjo po ashtu do të qëndrojë në Planin strategjik të Komunës i cili i është dorëzuar Ministrisë së ekonomisë për dhënie të mendimit”, deklaroi Beci, i cili është edhe nënkryetar i komunës së Ulqinit.

Sipas fjalëve të tija, është e çuditshme që marrëdhëniet pronësore janë pjesë e çfarë do lloj marrëveshjeje politike, siç është rasti në Aneksin 2 të marrëveshjes së koalicionit në mes PDS-së dhe Forcës.  “Procesi i restitucionit është në gjykatë, e vendimi i vetëm, i drejtë, është që pronarëve të vërtet të ju kthehen ullishtat e marra. Çdo gjë tjetër do të ishte padrejtësi e madhe, dhunë dhe tregti politike me pasoja katastrofave për komunitetin tonë”, tha ai duke shtuar se Lëvizja qytetare URA edhe njëherë fton të gjithë subjektet politike, sektorin civil, komunitetet fetare dhe qytetarët, që bashkërisht të qëndrojnë në betejën për kthimin e Ullishtës dhe mbrojtjen e Valdanosit, si tërësi unike ekologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi