Beci: ME ZGJEDHJE TË DILET NGA KJO PARODI

“Ngjarjet e fundit me tepër i ngjajnë ndonjë seriali latinoamerikan apo “Farmës” së Orvellit. Është më se evidente që kryetari i komunës nuk e ka përkrahjen e shumicës në Parlamentin lokal për raportin e punës për vitin 2012”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Mali i Zi Pozitiv.

Sipas fjalëve të anëtarit të Këshillit qendror të kësaj partie Safet Beci, mënyra se si u formua shumica parlamentare është e pamoralshme. “Mirëpo më i pamoralshëm është qëndrimi i tanishëm i cili është në këmbët e brishta dhe ajo qe e mban janë interesat e prijësve politik në pushtet dhe mosinteresim për zgjedhje të parakohshme nga ana e PDS-së, me të cilin po sillen në mënyrë servile të dy subjektet politike shqiptare në pushtet”, tha ai dhe shtoi se “përfundimisht, ky pushtet nuk ka legjitimitet, nuk e ka përkrahjen e popullit dhe nuk është në interesin publik”.

Beci theksoi se “sot në Ulqin kemi një situatë me humbës politik, qe nuk e kuptojnë humnerën e humbjes, por sillen në mënyre absurde si fitues, dhe nuk e kuptojnë se po kalojnë nga hija në errësirë të gjatë”.

Ai i bëri thirrje kryetarit të komunës Nazif Cungut që të hap zgjedhjet e parakohshme që të dilet nga “kjo parodi politike dhe shoqërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin