Beci: NËN MASKËN E PATRIOTIZMIT, PARTITË SHQIPTARE IA JAPIN ULQININ PDS-SË

Safet BeciAnëtari i Këshillit qendror të Lëvizjes qytetare URA Safet Beci ka dhënë deklaratë për opinion të cilën e përcjellim në tërësi.

Situata aktuale politike në Komunë të Ulqinit është plotë paradokse dhe palogjikshmëri. Pas nënshkrimit të iniciativës për votimin e mosbesimit të kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka nga ana e Forcës, të cilën e drejton Nazif Cungu, si dhe të veprimeve që pasuan si përgjigje ndaj këtij akti në formë të Propozimit të marrëveshjes për bashkëpunim dërguar PDS-së nga ana e koalicionit në krye të së cilit ndodhet pikërisht Gjeka, në sipërfaqe dolën të gjitha ato për të cilat folëm tërë kohën, e të cilat, për fat të keq, u treguan si të vërteta: që partitë shqiptare vullnetarisht punojnë në dëm të vetin, e në dobi të PDS-së.

Duke legjitimuar paaftësinë e vet për bashkëpunim dhe menaxhim të mirë, ato, të pa provokuar, i ofrojnë PDS-së pushtetin lokal në çini, si dhe vendin e kryetarit të Komunës.

Të gjitha këto ndodhin në momentin në të cilin po finalizohet Studimi i mbrojtjes së Kripores, po punohet Plani hapësinor-urbanistik i Ulqinit i cili duhet të mbrojë gjirin e Valdanosit, si dhe të krijojë kushtet për miratimin e dokumenteve strategjike për këtë komunë.

Për këtë arsye potencimi i ndërrimit të pushtetit në këtë moment çon në përfundim logjik se së shpejti mund të kemi shkatërrimin përfundimtar të Kripores, e sidomos Valdanosit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u