Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Safet Beci ka pranuar të enjten pjesëmarrësit e seminarit “Shkolla verore për politikat e sigurisë”.
Ky tubim mblodhi përfaqësuesit eminent të qeverisjeve lokale, sektorit civil dhe medieve nga Shqipëria, Serbia dhe Kosova të cilët katër ditë pasuronin dijet e veta në fushën e sigurisë.
Nënkryetari Beci shprehu kënaqësinë që Ulqini është shembull për diçka të tillë, si dhe që ai njëkohësisht është qytet multikultural ku në harmoni jetojnë përfaqësuesit e disa kombeve dhe feve.
Projektin “Shkolla verore për politika të sigurisë” e financon Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.