Beci: VALDANOSI TË REGJISTROHET NË LISTËN E UNESKO-SË

Safet BeciNënkryetari i Komunës së Ulqinit i dërgoi letër Drejtorisë për trashëgimi kulturore me kërkesë që të niset procedura për regjistrimin e gjirit të Valdanosit në listën e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore – UNESCO.

Siç thuhet në propozim, gjiri i Valdanosit ka vlerë universale. “Me regjistrimin në listën e UNESCO-SË do të sigurohej përmbushja e kritereve sociale, ekologjike dhe ekonomike dhe ruajtja e kësaj pjese unike të natyrës për të gjithë qytetarët e botës”, pohoi Beci.

Sipas fjalëve të tija, duhet të ruhet edhe më shumë kjo zonë e mrekullueshme: Ullishtën shekullore, plazhin, nëndetin, kepin Mendra dhe kodrën Mavrian.

Një pjesë e vogël e gjirit të Valdanosit që prej vitit 1968 është përfshirë në kategorinë Rezervat i zonës natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi