Në Ulqin gjithmonë ishte zakon i bukur që me rastin e ngjarjeve të rëndësishme lokale apo familjare mendimi të shprehet me vargje.
Gjatë shekullit 18 është zhvilluar krijimtaria e njohuri si letërsia e bejtexhive apo e teqeve, gjegjësisht letërsia në gjuhën shqipe, por në alfabetin arab.
Kjo letërsi, pra, është krijuar si prodhim i kulturës islame dhe nevojës shpirtërore të Ulqinakëve të krijojnë dhe të shprehen në gjuhën e vet amtare.
Pa kuptimin e rëndësisë të cilën e kishte poezia, sidomos bejtet, në të shprehurin kulturor të vendasve të këtij qytet nuk është e mundur të njihet mentaliteti i Ulqinit.
Nga ato Ulqinakë të cilët në kohën tonë me sukses i shkruajnë bejtet më të njohurit janë Silver Korda dhe Sutko Malohoxha.