Në tre lokacione në Ulqin, në fund të kësaj jave do të mbahet Festivali ndërkombëtar i muzikës klasike “Belcanto Dolcinio”.
Ky manifestim tashmë tradicional do të hapet solemnisht të premtën, në ora 20, në hotelin “Mediteran”, kur vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë programin e shtatë artistëve të shkëlqyer.
Programi të shtunën do të vazhdojë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, gjersa të dielën do të mbahet programi në “Pallatin Venecia” në Kala, dhe në restorantin e plazhit “Safari” në Plazh të madh.
Festivalin e organizon Fondacioni kulturor shqiptaro – amerikan dhe Komuna e Ulqinit.