Leonora Basha dhe Fjolla Qela kësisoj kanë prezantuar para pak ditësh në Beograd koleksionin e tyre “The Balance”.
Koleksioni i të vetmeve shqiptare në këtë ngjarje në Serbi erdhi para publikut të Balkan Art Fashion – një ngjarje e njohur e modës në kryeqytetin serb.
“Koleksioni paraqet balancimin e karakterit të fuqishëm të femrës dhe ndërlidhjen e saj me pamjen e jashtme, që shprehë karakter të fortë, fuqi dhe në të njëjtën kohë brishtësinë femërore”, tregon Basha për KultPlus.
Në Dom Omladine, vajzat nga Serbia kanë parakaluar edhe me veshjet e dy shqiptareve. Ngjyrat e koleksionit nisin me ngjyrën krem e deri tek ngjyra e zezë, ndërsa gjithsej janë paraqitur dhjetë veshje nga ky koleksion.
Janë rreth 30 dizajnerë e kreatorë që pranohen në këtë organizim, nga i tërë Ballkani./ KultPlus.com