Beqir Sella – Buxheti i Komunës për vitin 2022: MA SHUMË MJETE PËR ÇËSHTJE SOCIALE

BUXHETI SI DOKUMENTI KRYESOR FINANCIARË QË NXJERR KOMUNA KA RËNDËSI TË VEÇANTË PËR FUNKSIONIMIN NORMAL TË ÇDO QEVERISJE VENDORE. PËR KËTË ARSYE ËSHTË E NEVOJSHME QË AI TË PLANIFIKOHET NË MËNYRË REALE DHE TË MIRATOHET NË KOHË,PARA FILLIMIT TË VITIT KALENDARIK, NË MËNYRË QË TË FILLOJË REALIZIMI I TIJ.
BUXHETI I VITIT 2022 PËR KOMUNEN E ULQINIT I PLANIFIKUAR NË SHUMEN PREJ 16,24 MLN EURO, PARAQET NJË SFIDË AMBICIOZE PËR ADMINISTRATEN E KOMUNËS SË ULQINIT.
KY BUXHET TREGON QË NË NENIN 1 TË VENDIMIT MBI BUXHETIN E KOMUNËS SË ULQINIT PËR VITIN 2022 SE DEFIÇITI I PLANIFIKUAR DO TË JETË 5,8 MLN EURO, NDËRSA FONDET QË I MUNGOJNË PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE JANË RRETH 6,9 MLN EURO.
DUKE BËRË NJË KËNDVËSHTRIM MBI KËTË ÇËSHTJE NA LEN TË KUPTOJMË QË KOMUNA E ULQINIT PËRSËRI NË VITIN 2022 DUHET TË MARRË HUA APO TË BËJË SHITJE TË PASURISË SË SAJ NGA PATUNDËSHMËRITË PËR TË MBULUAR DEFIÇITIN BUXHETOR.
DO TË BËJ NJË KËNDVËSHTIM NË LIDHJE ME PLANIFIKIMIN E SHPENZIMEVE. THEKS TË VEÇANTË DO TË BËJ SHPENZIMIN E MJETEVE BUXHETORE PËR BASHKËSITË LOKALE, NDIHMAT SOCIALE, STIPENDIJET, NDËRRMARRJET PUBLIKE DHE NË VEÇANTI INVESTIMET KAPITALE.
PANDEMIA E KORONA VIRUSIT E KA BËRË QË ÇËSHTJA SOCIALE NË POPULLSINË E KOMUNËS TONË TË JETË MË E NDJESHME. ME KËTË RAST KISHTE QËNË E UDHËS RRITJA E PLANIFIKIMIT PËR TRANSFERIMIN PËR NDIHMA SOCIALE NGA 7.000 EURO NË 60.000 EURO. QËLLIMI I KËSAJ RRITJE ËSHTË SHPËRNDARJA NË MENYRË TRANSPARENTE, MJETET PËR NJERËZIT NË NEVOJË, PËR TË PAPUNËSUARIT DHE ATO TË CILËT NUK KANË MJETE FINACIARE PËR BLERJEN E ILAÇEVE.
TË GJITHË ATO QË JANË PREKUR ME SËMUNDJEN E VIRUSIT COVID-19 E DIJNË QË GATI SHUMICA E ILAÇEVE DUHET TË BLIHEN ME PARA DHE SE ATA KUSHTOJNË. FAMILJET NË NEVOJË DHE QË JANË TË PAPUNËSUAR NUK E KANË NJË MUNDËSI PËR BLERJEN E ILAÇEVE, ÇKA MUND TË REZULTOJË ME HUMBJE JETE.
PËR SA I PËRKET BASHKËSIVE LOKALE ÇDO HERË SI KËSHILLTAR I KËTIJ KUVENDI E KAM CEKUR DHE DUA TA CEKI PËRSËRI SE TRASFERTAT E BASHKËSIVE LOKALE NË SHUMEN PREJ 20 000 EUROVE DUHET TË NDAHEN NË MËNYRË PROPORCIONALE.
NDËRSA OJQ JANË NJË SHTYLLË E ZHVILLIMIT TË ÇDO SHOQËRIE DHE RRITJE E MJETEVE PËR ATO ËSHTË MË SHUMË SE SA E DOMOSDOSHME.
BURSA E STUDENTEVE MENDOJ SE DUHET TË BËHET NGA 120 EURO PËR ÇDO STUDENT PASI QË STANDARDI JETËSORË ËSHTË RRITUR NË MENYRË ENORME NË TË GJITHË RAJONIN.
SA I PËRKET NDËRRMARRJVE PUBLIKE GJITHMONË E KAM THËNË DHE DUA TË THEM SE NDËRRMARRJET PUBLIKE DUHET TI SHIQOJMË ME NJË SY TJETER. DUA TË THEM SE QENDREN DITORE “SIRENA” DUHET TA TRAJTOJMË MË SERIOZISHT, NUK E DI SI MUND TË FUNKCIONË KJO QENDER KUR VETËM PAGAT NETO KANË 90 000 EURO VJETORE E KONTRIBUTET SHKOJNË MBI 60 000 EURO. ME SA KAM INFORMATË QË BORXHET E SIRENËS DERI ME DATË TË SODIT SHKOJNË MBI 550 000 EURO E KËTU NË BUXHET PARASHIHET 100.000 EURO. MENDOJ SE MJETET DUHET TË RRITEN NË VLEREN DERI 150.000 EURO.
DUA TË THEKSOJ SE NË NDËRRMARRJEN PËR VEPRIMTARI KOMUNALE KU DHE VET JAM PUNONJËS I SAJ, PROGRAMI I PUNËS PËR HERË TË PARË ËSHTË HARMONIZU ME BUXHET QË ËSHTË NJË HAP I MIRË PËR KËTË NDËRRMARRJE DHE GJË SHUMË POZITIVE NDAJ KOMUNËS DHE NDËRRMARRJES NË FJALË.
INVESTIMET KAPITALE NË ZONEN E ANËS SË MALIT DHE ZONAT TJERA RURALE NUK JANË TË PLANIFIKUARA NË NJË NIVEL TË KËNAQËSHËM. ZONA E ANËS SË MALIT FIGURON NË SHUMEN E 78.000 EURO, NGA 8 MLN EURO TË PLANIFIKUARA PËR INVESTIME KAPITALE. E SHPREHUR KJO NË % DEL QË PËR ANË TË MALIT NUK ËSHTË E PLANIFIKUAR AS 1% E INVESTIMEVE TË PARAPARA. POR ME INTERVENIMIN E KLUBIT TË PD, TË KËSHILLTARËVE DHE TË DISA KLUBEVE TJERA QË I KEMI PROPOZUAR NË INVETIMET KAPITALE PËR ANEN E MALIT, KËTU DUA TË FALENDEROJ SEKRETARIN PËR BUXHET DHE FINANCA I CILI KA PRANUAR QË VLERA PREJ 78.000 SHKON NË VLEREN RRETH 200.000 EURO PËR ATË ZONË.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI
OT: OFERTA TURISTIKE E ULQINIT NË PANAIRIN NË LETONI

Organizata Turistike e Ulqinit, nen organizimin e Organizates nacionale Turistike te Malit të Zi, po merr pjese për herë të parë në panairin e turizmit Balt Tour 2023, i cili do të mbahet në Riga nga data

TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK
TRAJNIMI I TË RINJVE PËR TË MENDUARIT KRITIK DHE TË FOLURIT PUBLIK

Me pjesëmarrësit e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të enjten në Ulqin u realizuasesioni i trajnues i radhës. Ligjëruese në këtë aktivitet ishte gazetarja

Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL
Ali Bardhi: GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË SHAS NË VITIN 1864 SIPAS NJË DOSJEJE TË ARKIVIT OSMAN TË SHTETIT NË STAMBOLL

Arkeologjia (shkenca për të vjetrën) në Evropë i ka rrënjët në shek. XV-XVI me renesancën. Studiues të ndryshëm, nën emra tëshkencave të ndryshmefilluan tëhulumtonin trashëgiminë kulturore të periudhës

Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin
Prim.Dr. Gani Karamanaga: Katër periudha në shërbimin shëndetësor në Ulqin

Periudha 1 – Malaria dhe eradikimi i saj (Kryeshefët të Stacionit shëndetësor: Dr Eva Hrastnik, Dr.Marko Popoviq) Në shumë komuna të Malit të Zi, sidomos në periudhën mes dy luftërave dhe në një

Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA
Parashikimi i motit: ME DIELL DERI TE DIELËN, PASTAJ TEMPERATURAT BIEN, E MUNDSHME EDHE BORA

Mot me diell pritet në jug të Adriatikut në ditët në vijim deri të dielën, njoftojnë meteorologët. Të hënën temperatura e mëngjesit do të jetë nën zero, ndërsa ajo e ditës rreth shtatë gradë Celsius. Siç