Beqir SINA: Në SHBA konferenca për shqipëtaret në Mal të Zi

Departamenti i Shkencave Politike dhe Programi i Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Oakland në Rochester – Miçigan në bashkëpunim me Shoqatat shqiptare-amerikane të New York, Detroit dhe Çikago njofton në faqen e saj të internetit se më 1 nëntor në Meadow Brook Hall në kampusin e Universitetit të Oakland mbanë Konferencën me titull :” Shqiptarët në Mal të Zi – Politika e Minoritetit dhe Maxhoranëcës në një epokë të Tranzicionit Demokratik”.

Beqir SinaSiç, njoftohet, nga Komiteti Organizues(Viktor N. Ivezaj, Wayne State University Paul Kubicek, Oakland UniversityShinasi A. Rama, New York University) kjo konferencë fillon me një  përshëndetje nga profesor Paul Kuibicek nga Universiteti Oakland dhe disa sugjerime hyrëse të profesor Viktor N. Ivezaj, nga Wayne State University.

Kurse, paneli i parë me titullin Indetiteti Shqiptar dhe Politika Malazeze do të mbahet nga profesor Shinasi A. Rama, i New York Universityt .”Historia dhe Identiteti: Shqiptarët dhe Malazezët” është e titulluar kumtesa që do të mbahet nga profesor Viktor N. Ivezaj, i Wayne State University. Ndërkaq, “Të drejtat e njeriut dhe polarizimit etnik mesin e shqiptarëve në Mal të Zi” në këtë panel do të mbahet nga professor Nail Draga, i cili vjen nga Qendra Kulturore e Ulqinit. Dhe, do të vazhdojë me një kumtesë me temën “Shqiptarët në Mal të Zi në Regjistrimet e Popullsisë (1948-2011) nga Agata Biernat, e Universitetit Nikolaus Kopernikus (Torun, Poland) me diskutues, Angjell Gojcaj, i Universitetit të Shkodrës.

Paneli i dytë, është titulluar “Pakica Shqiptare dhe Politika” dhe, hapet me kumtesën e profesores Agata Biernat, të Universitetit Nikolaus Kopernikus (Torun, Poland) . Kurse kumtesa me titull :”Aktivitetet politike shqiptare në Mal të Zi dhe çështja e Tuzit” është një kumtesë e cila parashihet të mbahet nga  Sabina Osmanoviç, e  Universiteti të Shkodrës . “Analiza e pritjeve i paraprijnë referendumit të shqiptarëve në Mal të Zi” , është tema e kumntesës së Angjell Gojcaj, edhe ky i  Universitetit të Shkodrës. “Diskriminimi i shqiptarëve në Mal të Zi në çështjen e pakicave të Drejtave” do të jetë një kumtesë tjetër, po e professor e Shinasi A. Rama, nga New York University, e cila do të shoqërohet me diskutimin e profesor Viktor N. Ivezaj, i Wayne Universitetit.

Konfrenca “Shqiptarët në Mal të Zi – Politika e Minoritetit dhe Maxhoranëcës në një epokë të Tranzicionit Demokratik”, do të mbyllet me panelin e tretë me titull “Ndikimet e Jashtme”

Professor Grid Rroji, i Universitetit të Qyteti i Nju Jorkut (CUNY), vjenë në këtë konferencë me kumtesën e tij :”Shteti shqiptar Politika e Jashtme Të Drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi: Dështimi i Konceptit të integrimit si një përkufizim të Interesit Kombëtar”. Më pas Paul Kubicek, i Universitetit Oakland, do të shpalos opinionet e tij në kumtesën e titulluar “Bashkimi dhe të drejtat e pakicave evropiane e në Mal të Zi”.  Viktor Ivezaj dhe Shinasi Rama do të jenë në këtë panle me kumtesën ” Diaspora shqiptare dhe politika shqiptare në Mal të Zi”  Sabina Osmanoviç, nga Universiteti i Shkodrës do të jenë diskutues së bashku me Angjell Gojcaj, i Universitetit të Shkodrës

Në ditën e tretë dhe të fundit do të bëhen edhe konkluzionet e  Konferencës :” Shqiptarët në Mal të Zi – Politika e Minoritetit dhe Maxhoranëcës në një epokë të Tranzicionit Demokratik” e organizuar nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Programi i Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Oakland në Rochester – Miçigan në bashkëpunim me Shoqatat shqiptare-amerikane të New York, Detroit dhe Çikago nga professor Viktor N. Ivezaj, i Wayne State University.

Në njoftimin e organizatorit thuhet se kjo konferencë është konceptuar për të vlerësuar këto probleme dhe për të punuar drejt zhvillimit të zgjidhjeve të mundshme, ku një shtet multi-etnik mund të funksionojë paralelisht me një qëllim të përbashkët.  Pas konferencës së parë të suksesshme Shqiptarët në Mal të Zi: Historia, Identiteti dhe Politika e Minoriteteve në një Shtet të Ri në vitin 2012 në kampus të NYU, Komiteti Organizativ (KO) po organizon Konferencën e Dytë të planifikuar për 1 nëntor 2014 në vendin historik Meadow Brook Mansion në kampusin e Universitetit Oakland.  Konferenca është duke u bashkë-sponsorizuar nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit të Oakland.

Qëllimi i kësaj konference, sipas Komiteti Organizativ (KO),  është për të mirëpritur kontribute teorike dhe empirike për të nxjerr numrin më të madh të mundshëm të përgjigjeve konkrete dhe inovuese ndaj pyetjeve të Shqiptarëve në Mal të Zi, përfaqësimin e tyre politik, shoqëror dhe socio-ekonomik dhe nëse shteti është duke punuar për të përmirësuar cilësinë qeverisëse, dhe më pas, cilësinë e jetës së tyre.

Pjesëmarrësit kan për të ndjekur temat kryesore të mbuluara më poshtë:

1. “Qeverisje më të mirë” ose “qeverisje e mirë veç sa duhet”
2. Etniciteti dhe Nacionalizmi
3. Perspektivat e Shqipërisë “natyrale” ose “të madhe”
4. Politikat e identitetit
5. Kultura Shqiptare dhe hasjet me shtetin
6. Politika e numrave: regjistrimi i popullsisë 2012 në Mal të Zi
7. (In)toleranca fetare
8. Të drejtat teritoriale dhe gjuhësore
9. Protestat anti-qeveritare në Mal të Zi
10. Identitetet personale dhe politikat shtetërore
11. Kushtetuta e Malit të Zi
12. Politika e kombësisë të Malit të Zi
13. Politika e vetëvendosjes
14. Nacionalizmi,institucionet dhe pjesëmarrja
15. Kultura dhe identiteti kombëtar
16. Demokratizimi dhe integrimi i Malit të Zi në BE
17. Problemet e asimilimit dhe bashkëjetesës në Mal të Zi
18. Demokraci imagjinare? Zgjedhjet dhe shtet ndërtimi
19. Gjuha, kultura, arsimi, dhe identiteti
20. Modelet e migracionit (intelektual) të post-jugosllavisë
21. Integrimi politik
22. Politikat e diasporës
23. Perspektivat për ndryshim në Mal të Zi
24. Uniteti dhe diversiteti në mesin e komunitetit Shqiptar në Mal të Zi

Qëllimi është të botohet një libër që përfshin punimet hulumtuese të prezantuara në këtë konferencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi